![]() |
Prishje shtepie ne Vuno |
Ne realitet, projekti paraqitet i copezuar ne projekte te vogla lokale si per shembull ndertimi nje shetitore buze detit, ndertimi i nje sheshi ne nje fshat apo rindertimi i nje kishe. Por deri ne kete moment nuk jane bere takime publike per tu prezantuar ky projekt gjigand apo per tu konsultuar me komunitetin per qellimet dhe investimet e ketij projekti.
Cili eshte ky projet zhvillimi dhe nga kush financohet?
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiIvPL00GM0H0Pgnh824-OuZCSiwxh_zmMqnOkf3DXe62vTVNXe57TDRPOJgSKa8-4Xr2BtGe7HkCthatfHDTdUeoqNgND4Zcb-tHxu71EELhnXzLm5REcRi2gUQy1fSLRjKzaWYO4tzaY/s320/fshzh.jpg)
Ky projekt (sipas FSHZH) financohet me 28.700.000 euro nga Banka e Zhvillimit te Keshillit te Evropes (Council of Europe Development Bank (CEB)) dhe qeveria Shpiptare me 6.000.000 euro. Kliko ne linku me posht.
Ne faqen e Bankes se Zhvillimit te Keshillit te Evropes CEB, gjejme nje njoftim te dates 6 Nentor 2014, ku banka njofton miratimin e fondit 28.700.000 euro me qellimin e pershkruar edhe ne faqen e FSHZH.
Perse e fsheh qeveria emrin e vertet te projektit dhe burimin e vertet te financimit?
Se pari: Qeveria kerkon te perfitoj politikisht dhe financiarisht nga ky projekt duke e paraqitur ate si nje projekt te financuar prej saj. Vet kryeministri Rama shfaqet here pas here ne kantieret e ndertimit dhe ne ceremonit e perurimit te kishave duke u shfaqur si iniciator dhe benefaktor i investimit.
Se dyti: Qeveria po shmang detyrimin per transparenc dhe per implementimin e legjislacionit Evropian ne realizimin e projektit cka do te kufizonte abuzimet. Pra qellimisht shmangen detyrime te cilat lindin nga momenti qe perdoren fonde te Bashkimit Evropian.
Se treti: Pas fiaskos qe pesoi qeveria Berisha me projektin e zhvillimit te financuar nga Banka Boterore, cka shkaktoi nderprerjen e financimit ne faze perfundimtare (rreth 15 milion dollar), qeveria Rama po perpiqet te mbaj te fsheht burimin e financimit me shpresen se do te jete e lire ta perdor si te doj duka shmagur reagimet e mundshme dhe ankesat drejt bankes Evropiane.
Qeveria ka lajmeruar nderhyrjen ne 11 kisha orthodokse, nga te cilat 7 ndodhen ne krahinen e Himares, por ne asnje rast nuk eshte konsultuar me komunitetin e as me Kishen Autoqefale Orthodokse te Shqiperise.
Ne fshatrat e Himares kane filluar prishjet e shtepive dhe objekteve nga Inspektoriati Kombetar i Mbrojtjes se Teritorit IKMT ne bashkepunim me repartet xhenio te Ushtrise, ne kuader te implementimit te projektit, por pronaret e objekteve nuk jane njoftuar paraprakishte per rezimin e objekteve te tyre edhe pse kjo perben detyrim ligjor dhe duhet bere te pakten 10 dite perpara prishjes se objektit.
Sa me siper jane disa nga rastet e arbitraritetit te shtetit ne Himare por ajo qe perben cudi eshte fakti se ato po behen ne kuaer te implementimit te nje projekti qe finaciohet nga Bashkimi Evropian.
Zbatimi i projektit ka shkaktuar zemerimin dhe kundershtin e banoreve te Himares te cilet jane ne pritje te nderhyrjes se Bashkimit Evropian. Shpresoj qe nderhyrja e tyre nuk do te jete teper vone sic ishte ne rastin e financimit te Bankes Boterore, per banoret e Jalit.
Ekskafeas
http://www.albaniandf.org/shqip/Prokurime/Pages/default.html
http://www.albaniandf.org/Resources/Prokurime/GPN%20CWP%20IV.pdf
http://www.coebank.org/en/news-and-publications/news/november-2014-ca-approvals/
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου