Πέμπτη 11 Αυγούστου 2016

"Himara e re" po ndertohet per te shkateruar Himaren tone

Te gjithe himariotet e mbajn mend vepren e artistit Mario Xhavella, qe ngrihej ne shetitoren e Spilese qe simbolizonte Himaren me motivin bardh e blu. Ky monumnet nuk ekziston me. Ata vendosen ta shembnin ne vend qe ta perfshinin ne shetitoren e re ose ta zhvendosnin diku tjeter.

Krijimi i bashkise se Himares se Re (sic e quajten krijuesut e saj) nga regjimi Rama, nuk eshte thjeshte nje ndarje e re teritoriale por nje platform nacionaliste e cila ka per qellim shkaterimin e Himares tone dhe kthimin e saj ne dicka te ngjashme me ate qe eshte sot Saranda, ku shumica e banoreve nuk jane vendallinj por "kolone" te cilet u vendosen aty pas viteve 90" duke u zhvendosur nga trojete te tjere te Shqiperise.

Por qe te behet asimili total i Himares, duhet te debohen banoret autokton te Himares, dhe te asimilohet identiteti etnik e fetar i atyre qe do te ngelen ne Himare qe te pranojne pa kundershtime kolonet e rinj nga Vranishti e krahina te tjera Shqipetare te cilet kane nje identitet tejeter.

Ne 25 vitet e fundit qeverite Shqiptare ne bashkepunim me grupe mafioze dhe nacionaliste, kan perdorur menyrat e mjete te ndryshme per te debuar banoret autokton te Himares.
Paralelisht po ndermeret edhe nje fushate me e sofistikuar per te asimiluar dhe fshire identitetin etnik dhe fetar te krahines se Himares.

Arma e fundit qe po perdor regjimi Rama per te goditur komunitetin Himariot eshte ajo qe qeveria e quan "Plani i ri i Zhvillimit Urban te Himares se Re".
Ne emer te zhvillimit urban te Himares po shkaterohen monumente, shtepi shekullore, biznese te sukseshme dhe po grabiten prona me vlere miliona euro te Himarioteve autokton te Himares.

Njekohesishte po ndertohet nje identitet urban i ri ne Himare i cili nuk ka asgje te ngjashme me historine shekullore te Himares, traditat, fene dhe kulturen e saj.
Po ju jap disa detaje:

- Shetitorja e re e Himares po ndertohet si nje kopje ne miniature e shetitores se Vlores ku elementet shekullor te Himares GURI dhe ULLIRI po zevendesohen me BETON dhe PISHA te cilat jane materiale e element te huaj per Himaren.
- Fshatrat e Dhermiut Vunoit dhe Himares u shpallen qendra historike me qellim kontrollin dhe bllokimin e cdo perpjekjeje rindertimi, mirembajtje apo perdorimi te banesave te vjetra ose te renuara.
- Manastiri i Shen Theodhorit ne Dhermi po shkaterohet dita dites pas bllokimit qe ju be para 2 vitesh rindertimit te catise se manastirit me pretekstin se nuk kishte leje ndertimi dhe eshte monument kulture.
- Me te njetin pretekst, qeveria Rama shkateroi ne Gusht 2015 kishen e Shen Athanasit ne Dhermi dhe njekohesisht po zhvillon plane per ndertimin e muzeut te shkolles shqipe ne renojat e kishs se Shen Thanasit.
- Ne Maj te 2016 u prishen shtepi e biznese ne fshatin Dhermi e Vuno me pretekstin se ato jane ndertime pa leje nderkohe qe vetem ne fshatin Dhermi planifikohet shkaterimi i 78 shtepive te banoreve te Dhermiut.

Se fundmi. plani i ri i zhvillimit po perdoret si nje arm ekzekutimi ekonomik, duke planifikuar shpronesime, shkaterime dhe ndertime te rrugeve e hapsirave publike te panevojshme per te shkateruar ekonomikish banoret autokton te Himares.

Nje shembull i paster perdorimit te "zhvillimit urban" per te luftuar Himaren eshte ndertimi i shetitores se re i cili rezultoi ne mbulimin me beton e shkaterimin total te plazhit qendror te Himares ne Spile duke shkateruar nje aset turistik te pa cmueshem dhe duke reduktuar keshtu potencialet ekomonike te qytetareve himariot. E njejta praktik po ndiqet edhe ne projektimin e vazhdimit te shetitores ne Spile ku do behen shkaterime banesash e biznesesh si dhe shpronesime masive per te krijuar hapsira publike te panevojshme.

Regjimi Rama po vazhdon me ritme te shpejta ndertimin e Himares se Re e cila po ndertohet mbi renojat e Himares tone, dhe do te kete nje identitet etnik, kulturor e fetar i cili nuk do te jete Himariot.

Ekskafeas

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου