Δευτέρα 5 Δεκεμβρίου 2016

Himaren e "ishullareve kokefort" e zuri plani

Para disa javesh kryeministri Rama i cilesoi banoret e Himares te cilet jane bashkuar te gjithe e po protestojne kunder prishjes se shtepive te tyre si "njerez me temperament ishullar te cilet nga kokefortesia qe kane veprojne kundra te mires se tyre"!!!
Nese kundershton prishjen e shtepise tende je ishullar (shpellar) qe nuk e kupton se kjo behet per te miren tende!!!
Kujt po i drejtohet ky kryeminsitri? banoreve te spitalit psikiatrik te Vlores!!!
- Po perse po i prishin shtepite dhe bizneset e himarioteve?
"Shtepite e himarioteve do prishen se i zuri plani", deklaroi kryetari i bashkise Himare ne nje intervist. Kisha kohe pa e degjuar shprehjen "E zuri plani", qe ne vitet 80" kur i prishen shtepin gjyshit ne Vlore per te ndertuar nje pallat. Keshtu i thane: "Shtepin tende e zuri plani." dhe ja prishen pa demshperblim megjithese ai e kishte blere ate ne vitet 50" dhe kishte dokumenta pronesie. Te njejtin arsyetim degjova edhe nga kryetari i bashkise, si te mos kene kaluar 30 vjet.
- Por i kujt eshte plani dhe kush e hartoi ate?
Ky plan nuk eshte jetim por ka nene e babe, ka edhe autor dhe zbatues. Ky plan eshte hartuar me kerkes te Bashkise Himare. Po financohet me lek te Bashkimit Evropian te cilat administrohen nga qeveria Shqiptare nepermjet Fondit Shqiptar te Zhvillimit qe eshte nje institucion ne varesi direkte te kryeministrise dhe po zbatohet nga bashkia Himare.
- Perse u be ky plan?
Ky plane u be per te zhvilluar Himaren por ne fakt po e shkatron ate. Pasi shkateroj bizneset e tre familjeve Himariote ne qender te Himares dhe pasi betonizoj=shkateroj plazhin me te bukur te Himares, tani do te shkateroj edhe 19 shtepi e biznese te tjera te cilat nuk do te jene te vetmet apo te fundit prona qe do te shkateroj ky plan.
- Si u hartua ky plan?
Ky plan u hartua ne fshehtesi te popullit te Himares, pa mare parasysh kerkesat e banoreve dhe pa ndjekur procedura ligjore te konsultimit te detyrueshem me komunitetin qe preket nga ky plan urbanistik. Kjo vertetohet nga fakti se plan per shetitoren e re u prezantua ne Himare pasi ishte ndertuar betonitoria/shetitorja e Himares, 4 muaj pas perfundimit te ndertimit te shetitores, si kofini pas te vjelit.
- A eshte i lighsem ky plan urbanistik?
Ligji "Per urbanistiken" percakton se hartimit i nje plani urbanistik duhet te behet i bazuar ne statusit pronesor te siperfaqes qe mbulohet nga ky plan urbanistik. Nga momenti qe ne Himare nuk eshte bere menaxhimi e regjistrimi i pronave publike dhe private, asnje plan urbanistik nuk mund te behet dhe as mund te jet i ligjshem.
- Perse duhet te prishen shtepite e Himarioteve qe te zhvillohet Himara?
Ky plan behet nga njerez te cilet duhet te kene kapacitetin mendor e profesional per te bere nje plan qe nuk prish shtepi e biznese por i ndihmon ato te integrohen dhe te zhvillohen brenda ketij plani ashtu sic ndodh ne gjithe Evropen. Por ne fak ky plan parashikon prishje shtepish e biznesesh per te ndertuar trotuare e lulishte te cilat nuk asnje vlere te vecant zhvillimore apo urbane. Parashikon shkuljen e ullinjeve shekullor per te mbjell bar, pisha e ligustra!!!
- Perse duhet te behet nje plan qe parashikon prishjen e 21 shtepive e bizneseve (19 + 3 qe jane prishur tashme)? Perse duhet te sakrifikohen shtepite dhe pronat e banoreve autoktone te Himares?
Nga bashkia nuk jepet asnje shpjegim bindes por fakti eshte se mbrapa godines se bashkise Himare do te prishet nje shtepi shekullore per te hapur nje rruge te re e cila te con te sheshi i ri i ndertimit te 3 kullave te investitorit qe ka ndertuar 2 kullat monstruoze ne te njetin vend.

Te dy: kryeminister e kryetari i bashkise, betohen se po zbatojne ligjin dhe se i gjithe procesi eshte sipas ligjeve e procedurave ligjore. Qe kur qenka e ligjshme prishja e shtepise te cilen e ke ndertuar me leje apo e ke trasheguar nga gjysherit e tu te cilet e ndertuan ate para se te krijohej ky bicim shteti shqiptar i cili qellimisht nuk te jep dokumentin pronesor te kesaj shtepie?!

Nese vendimi i prishjes se shtepive ishte i ligjshem ne 28 Tetor, perse po i dergoni noftimin e shpronesimit 40 dite me pas? Ligji e percakton qarte se nje objekt apo prone shkaterohet pasi te jete bere shpronesimi i saj.

Ka ardhur koha qe ti thoni popullit te Himares se cili eshte plani i vertet qe keni per Himaren e Re pa Himariot e me pronaret e rinj. Plani per Himaren Shqiptare pa flamur grek, per Himaren pa greqisht-foles, per Himaren pa shkolla e pa kisha ku flitet greqisht.

Ekskafeas


Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου